“Lindja e Mesme mes zjarrit! Shqiptarja në Dubai: Është ngritur alarmi, po shënjestrohen raketat e Iranit”

Aktualitet

“Lindja e Mesme mes zjarrit! Shqiptarja në Dubai: Është

Juristja Drita Avdyli, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e News24 nga Dubai, ka folur për situatën në Emiratet e Bashkuara Arabe pas tensioneve të fundit ushtarake në rajon.

Avdyli tha se ndodhej në Dubai për një çështje ndërmjetësimi kur shpërthyen zhvillimet e fundit, pas operacionit ushtarak të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit, çka u pasua nga sulme me raketa dhe dronë nga ana e Iranit.

Sipas saj, autoritetet në Dubai dhe Abu Dhabi kanë marrë masa të menjëhershme sigurie, duke ngritur nivelin e alarmit dhe duke aktivizuar sistemet mbrojtëse kundërajrore për të neutralizuar raketat.

“Deri tani gjithçka është e qetë”, u shpreh Avdyli, duke shtuar se megjithatë është raportuar për një viktimë në aeroportin e Abu Dhabit si pasojë e zhvillimeve.

Ajo theksoi se situata në terren është nën kontroll, ndërsa shtoi se çmimet në qytet janë përgjysmuar, duke reflektuar ndikimin e menjëhershëm të tensioneve në aktivitetin ekonomik./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion