Rama vizitë në ish-vilën e Enverit: Artistët i gjeta të traumatizuar! Turp për gjykatësit që rinxjerrin zjarrvënësit

Politikë

Rama vizitë në ish-vilën e Enverit: Artistët i gjeta të

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, e kthyer në rezidencë për artistët e huaj, nën fondacionin Art Explora.

Rama u shpreh se gjatë vizitës së shkurtër ka takuar të rinj të talentuar që “ishin traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme”, duke iu referuar protestës së opozitës.

Ai e cilësoi atë si një sulm të verbër, “i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush”.

Rama vijoi duke kritikuar gjyqtarët që lirojnë “zjarrvënësit e rrezikshëm”, që sipas tij, “sa herë arrestohen nga policia, janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma”.

Reagimi i plotë:

Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme.

Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush!

Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale!

Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës të Shqipërisë dhe turp për qeverisjen e gjyqësorit që rri e vështron sikur Shqipëria nuk është edhe atdheu i saj!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion