Putin reagon pas eliminimit të Khameneit: Vrasje cinike! U shkelën normat e moralit njerëzor

Bota

Putin reagon pas eliminimit të Khameneit: Vrasje cinike! U shkelën

Vrasja e Ali Khameneit ka ndezur reagime të forta nga Moska. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti atë “një vrasje cinike që shkel të gjitha parimet e moralit dhe të drejtës ndërkombëtare”.

Në një mesazh ngushëllimi dërguar presidentit iranian Massud Pezeshkian, Putin foli me tone të ashpra për ngjarjen dhe e përshkroi Khamenein si një figurë kyçe për Iranin.

Sipas agjencisë ruse Ria Novosti, presidenti rus e cilësoi Khamenein “një burrë shteti të shquar”, që kishte dhënë kontribut personal në forcimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit, duke i çuar ato në nivelin e një partneriteti strategjik global.
U.D/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion