Lexoi mesazhet e të dashurës dhe i la takim në Tiranë, detaje nga vrasja e montuesit të kamerave Rigels Kaso
Montuesi i kamerave 42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ka ndërruar jetë në spital një ditë më parë.
Dyshohet se i ndjeri është dhunuar nga Bajram Gjeleshi, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij disa mesazhe në rrjete sociale.
Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për t’u takuar pranë pallatit ku jetonte, në rrugën “Sokrat Miho”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi me grushte.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën.
Nga verifikimet e kryera rezulton se 42-vjeccari ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.