"Burri i pronares së MCA", kush ishte Olsi Ibro që i dha fund jetës për skandalin e mikro-kredive
Olsi Ibro, bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania, SHTETASES Elda Ibro, një nga shoqëritë e mikrokrediteve të akuzuara nga prokuroria e Tiranës për skemën mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm (20 korrik 2024) duke u vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën 'Ramaza Shijaku' në Tiranë.
Sipas policise, 45 vjeçari, i cili përflitej se ishte përfshirë në skandalin me mashtrimin me mikrokreditë, megjithëse ndaj tij nuk kishte një akuzë ndërsa bashkëshortja Elda Ibro, pronare e Micro Credit Albania është në arrest shtëpie.
Ibro është hedhur nga tarraca e pallatit dhe trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga roja kur ka ardhur në punë. Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur disa kokrra fostoksinë, çka dyshohet se mund të ketë pirë dhe para hedhjes nga tarraca. Por, nëse ka gëlltitur apo jo do e përcaktoj ekspertiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Micro Credit Albania u sekuestrua një ditë më parë (19 korrik) me urdhër të prokurorisë, bashkë me shoqërine “Final”, ku sipas hetuesve në bashkëpunim edhe me ADCA, krijuan skema kriminale mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve.
Olsi Ibro, sipas mediave ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.
'Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njoftoi sot policia.
Një ditë më parë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, njoftoi se ka vënë në sekuestro preventive kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të dy shoqërive të mikrokredive Micro Credit Albania” dhe “Final” që akuzohen se përmes mashtrimit dhe shantazhit kanë zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë.
MCA ka mbi vete vetëm veprën penale të "mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”; por “Final" përveç akuzës së përbashkët me MCA, akuzohet edhe për pastrim parash.
Për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie": Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote. Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit. Tashmë çështja është në SPAK dhe gjithçka pritet të dalë në shesh. Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK për hetime të mëtejshme guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet për shpërdorim detyre.
Nje nga viktimat e ketyre rasteve ishte Pal Trashaj. Historiani i dha fund jetë duke pirë fostoksinë para ambienteve të SPAK, pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë, citon shqiptarja.
Nderkohe më 30 qershor Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, përfshirë edhe të Ibros.
Llogaritë bankare iu sekuestruan personave: Olsi Ibro, Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Elda Ibro, Albert Gega,Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, ata kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.