"Petro Gjikuria më i mirë se unë", Fredi Beleri kthehet në qelitë e Fierit pas mandatimit në PE

Politikë

"Petro Gjikuria më i mirë se unë", Fredi Beleri kthehet

Pas konstituimit ne Parlamentin Europian, ku do të jetë eurodeputet i Greqisë, Fredi Beleri kthehet sot në burgun e Fierit.

“Nuk do të shkoj në Himarë, do shkoj në burgun e Fieri', u shpreh Beleri për mediat.

Ne lidhje me kandidatin e ri te opozites, Petro Gjikuria për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë për postin e kryebashkiakut, Beleri tha se ai është një figurë më e përshtatshme se vetë ai.

“Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!” u shpreh Beleri.

Ai vuri në dukje së për të është përgjegjësi e madhe për të qenë në postin e eurodeputetit. 

“Nuk më vjen fare keq, unë e respektoj drejtësinë edhe pse drejtësia nuk respekton veten e vet. Krenar, mirënjohës për ata që më votuan dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re”, theksoi Beleri.

Liria e tij e përkohshme 5 ditore, pas lejes së dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, përfundon në orën 16:00 dhe Beleri do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 2 muaj e gjysmë, për të përfunduar dënimin me 2 vite burg për blerje votash.

Në këto 5 ditë liri, ish kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës zhvilloi takime me kryeministrin grek Mitsotakis, figura të tjera të politikës greke ndërsa për mediat e vendit fqinj e quajti arrestimin e tij politik dhe paralajmëroi se do ta dërgojë në Strasburg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion