Kapet në Durrës “Çipuri” i bandës së “Gaxhait”, i shpëtoi atentatit në 2019

Aktualitet

Kapet në Durrës “Çipuri” i bandës së

Armando Sulejmani, ish-anëtari i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Çipuri”, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi siguronte makina të cilat janë përdorur për krime të ndryshme u arrestua sot në Durrës.

Në 17 shkurt të vitit 2019, Sulemani ka mbetur i plagosur nga një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Në ngjarjen ku u plagos “Çipuri” mbetën të vrarë kunati i tij Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani. Të tre ndodheshin në një automjet, ndërsa ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një tjetër automjet. Ne atë kohë nga policia u konfirmua se objektiv ishte pikërisht Sulejmani.

Në lidhje me atentatin dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një histori hakmarrjeje që ka nisur vite më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 2002, Sulejmani është akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, ku për këtë vepër penale u dënua me burg. Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

Lëvizte me makinë të vjedhur, arrestohet në Durrës "Çipuri", pjesë e bandës "Gaxhai"

Kapet në Durrës “Çipuri” i bandës së

Është arrestuar në Durrës Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri”, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.

Ai është arrestuar teksa lëvizte me një mjet të vjedhur. 

Sipas informacioneve të para, policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.

Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, u qëllua në 2016 nga dy persona, duke u plagosur.

Ngjarja në atë kohë ndodhi në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte.

Njoftimi:

Vijon zbatimi i masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.  

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zëvendësimi”. Sekuestrohet një automjet me targa të vjedhura, që dyshohet se do të përdorej për të kryer ngjarje kriminale. 

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me targa të vjedhura, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje. 

Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor për vjedhjen e targave.   

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me një automjet me targa të vjedhura, që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zëvendësimi”, për kapjen e këtij shtetasi dhe sekuestrimin e automjetit.

Gjatë operacionit, në Spitallë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. S., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap shtetasi A. S. dhe u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti.  

Në përfundim të veprimeve të para procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje. 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”.     

Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT