"Turp, e votove ligjin?", protestuesit i presin rrugën Erion Braçes

Politikë

"Turp, e votove ligjin?", protestuesit i presin rrugën Erion

Pasi doli nga seanca plenare, ku u votua marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, Erion Braçe është ‘përplasur’ me qytetarë dhe aktivistë, pikërisht për ligjin e fundit që kaloi në Kuvend.

Ata i janë drejtuar deputetit të PS duke i thënë se duhej t’i vinte turp që votoi për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ndërsa ai u është kthyer duke u thënë  se ‘kanë marrë me vete hajdutin e kohës së Saliut’.

“Turp, turp, Erion Braçe e votove ligjin? Turp!”, dëgjohen protestuesit duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe.

“Paskeni marrë dhe atë hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai e ka mbrojtur Divjakën, ai hajduti i Saliut, e keni aty!”, tha Braçe.

 

ME TE LEXUARAT