Letrat e lamtumirës/ Bashkëshorti ekonomist "e burgosi" në shtëpi, gruaja kishte tentuar vetëvrasjen

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë, ku Jetnor Zhaboli 35-vjeçar dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij, të cilët i mbante të mbyllur në banesë, dhe i monitoronte ma kamera nga celulari i tij.
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë, ku një 35-vjeçar dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij, të cilët i mbante të mbyllur në banesë, dhe i monitoronte ato me kamera nga celulari i tij.
Sipas raportimeve, mësohet 35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë banesën, edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.
Mësohet se 35-vjeçari kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.
Sakaq, burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij kishte tentuar vetëvrasjen, dhe në banesën e 35-vjeçarit, janë gjetur edhe dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj.
Bashkëshortja për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti i cili ishte xheloz, në letra u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.


