Vrasja e Bardhok Pllanaj, e gjithë rruga e mbushur me gëzhoja, digjet makina me dy armët brenda

Aktualitet

Vrasja e Bardhok Pllanaj, e gjithë rruga e mbushur me gëzhoja, digjet

Mbrëmjen e se dieles Shkodra është tronditur nga ngjarja ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç, i njohur si 'Kumbar' i qytetit. Ai u qellua ndersa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës.

Mesohet se makina Range Rover ne te cile ndodhej Pllanaj, eshte qelluar me bresheri armesh duke u perplasur nderkohe qe ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se e gjithe rruga eshte mbushur me gezhoja te shumta. Nderkohe ne vendin e ngjarjes, eshte gjetur edhe nje makine me targa italiane ne te cilen jane evidentuar edhe dy arme zjarri qe besohet se jane perdorur ne ngjarje.

Pllanaj është një emër i njohur për policinë, pasi 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, ai arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 46 vjeçari dyshohet si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Afër vendit të ngjarjes është konstatuar një makinë e djegur. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe FNSH. Ndërkaq janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme.

"Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri. Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thotë policia.

ME TE LEXUARAT