Lanë Ibrahim Licin të largohej, Gjykata e Apelit vendos për 4 policët

Aktualitet

Lanë Ibrahim Licin të largohej, Gjykata e Apelit vendos për 4

Katër efektivët e policisë të forcave "Shqiponja” të arrestuar nga AMP si të akuzuar për moskryerjen e procedurave standarte “Sigurimit të vendit të ngjarjes” si dhe për mosshoqërimin e personit të tretë në vendngjarje, Ibrahim Licin, janë lënë në masën “detyrim paraqitje” me vendim të Gjykatës së Apelit.

Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj, dhe Marta Martini janë arrestuar më 20 nëntor nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër kishte marrë si vendim për ta caktimin e masave “detyrim paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra”.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës dhe ka rrëzuar masat shtërnguese “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” ndërsa ka lënë në fuqi vetëm masën “detyrim paraqitje”.

ME TE LEXUARAT