SPAK zbarkon në banesën e biznesmenit të njohur, ja për çfarë dyshohet

Aktualitet

SPAK zbarkon në banesën e biznesmenit të njohur, ja për

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën dhe biznese të biznesmenit Ergys Agasi. 

Hetuesit e BKH, të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar një vendim gjyqësor të lëshuar nga Gjykata e Posaçme për kontrollin e disa ambienteve në qytetin e Durrësit dhe Tiranës. Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN, ndërmarrjen e kontrolleve për llogari të një hetimi të kësaj strukture.

Jozytarisht, mësohet se veprimi hetimor lidhet me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar akte shkresore dhe pajisje elektronike, të konsideruara nga hetuesit me vlerë për hetimin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion