Qeveria krijon task-forcë për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë! Ja funksioni që do ketë dhe kush do e drejtojë

Aktualitet

Qeveria krijon task-forcë për marrëveshjen e emigrantëve me

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për ngritjen e task-forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.

Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.20/2024, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

1.Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.

2.Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.

3.Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion