Laç, vritet me armë zjarri brenda makinës së tij biznesmeni 55-vjeçar

Aktualitet

Laç, vritet me armë zjarri brenda makinës së tij

Një person rreth 55-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.

Ngjarja, ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit në vendin e quajtur Sanxhan.

Burime bëjnë me dije se viktima po lëvizje me një automjet në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. 

ME TE LEXUARAT