Zbulohet emri i biznesmenit që u ekzekutua në makinë në Laç
Lajmifundit
/
10 Dhjetor 2021, 09:20
Aktualitet

Rakip Roli, 55-vjeç është biznesmeni i ekzekutuar në makinën e tij tip Fuoristradë në Laç.
Viktima po lëvizte me makinë, në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku nga dy persona të cilët i kanë dalë para.
Si pasojë makina ka humbur drejtimin duke rënë në kanal.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve.


