Kuvendi injoron kërkesën e Bardhit/ Nuk përfshin në rendin e ditës interpelancën me Ramën

Politikë

Kuvendi injoron kërkesën e Bardhit/ Nuk përfshin në rendin e

Kuvendi ka injoruar kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për akuzat ndaj vëllait të tij Olsi Ramës për çështjen “Xibraka”.

Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar rendi i ditës që do të diskutohet në seancën e të enjtes ku nuk përfshihet në asnjë pikë kërkesa e Bardhit për interpelancë me Ramën.

Më herët Olsi Rama, vëllai i kryeministrit reagoi duke bërë me dije se ka paditur Bardhin për kallëzim të rremë ndërsa e ka paralajmëruar se ose ai do të shkojë në burg ose Bardhi duhet të ndiqet penalisht për shkak se e ka cënuar si individ.

Nga ana tjetër Bardhi e quajti një letër qesharake padinë ndaj tij duke kërkuar sërish Ramën në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion