Vota kundër Prishtinës në KiE/ Abazoviç: S’do kishte ndodhur nëse do isha ende kryeministër
Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka folur mbi procesin e anëtarësimit të shtetit malazez dhe vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian.
Ndër të tjera, Abazoviç u pyet edhe për çështjen e dialogut të Serbisë dhe Kosovës, ku Mali i Zi votoi kundër propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Abazoviç e cilësoi këtë zhvillim si “realitet të ri” pavarësisht se ai gjatë kohës kur ishte kryeministër mbështeti plotësisht Kosovën. Sipas tij, kryeministri aktual Milojko Spajiç dëshiron të ketë marrëdhënie më të ngushta me Serbinë pasi ai ka pasur dikur nënshtetësinë serbe.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Megjithatë, Abazoviç tha se në Mal të Zi nuk ka plane për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Vota në KiE kundër Kosovës do të ishte “e pamundur nën mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha Abazoviç ndër të tjera.