Kush janë kampionët antikorrupsion në vendet e botës së tretë

Aktualitet

Kush janë kampionët antikorrupsion në vendet e botës së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin si “kampion i antikorrupsionit” për vitin 2024.

Vlerësimi u bë nga administrata në ikje e Biden në Departamentin Amerikan të Shtetit, ndërsa çmimi u dorëzua nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken.

Por Altin Dumani nuk ishte i vetmi që mori këtë vlerësim nga DASH, ku në këtë listë bëjnë pjesë edhe 9 emra të tjerë si kamionë në luftën kundër korrupsionit. Mjafton t’i hedhësh një vështrim listës me emrat për të kuptuar se të gjithë nga vendet e botës së tretë.

Gambia, Panama, Nepal, Uganda, Armenia, Lebani, Azerbajxhani, Kazakistan dhe Kolumbia janë përfaqësuesit e këtyre shteteve që u shpallën kampionë të luftës kundër korrupsionit.

Drejtuesi i SPAK u nderua në një ceremoni në Uashington, pikërisht pak ditë pasi Partia Republikane në SHBA udhëhoqi miratimin e një rezolute ku thekson se goditjet e Dumanit ndaj opozitës janë të motivuara politikisht.

Jo vetëm kaq, por Blinken është akuzuar publikisht nga politikanët e lartë në Shqipëri për lidhjet e tij me miliarderin ultra-majtist, George Soros.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion