Kush është "Luli", shqiptari i shpallur në kërkim nga Spanja për vrasjen për drogë (EMRI)

Aktualitet

Kush është "Luli", shqiptari i shpallur në kërkim

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në një vrasje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 36-vjeçarin Artan Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën “Luli”. Mësohet se deri më tani në kuadër të operacionit janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, dy me kombësi serbe dhe një shqiptar.

Raportohet se 36-vjeçari Muharremi u përfshi në të shtënat që ndodhën në 13 korrik të vitit 2022 si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas policisë spanjolle Muharremi me shumë gjasa është duke përdorur dokumente false sllovene ose çeke për t’iu shmangur autoriteteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani në kuadër të operacionit janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, dy me kombësi serbe dhe një shqiptar. Garda Civile ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e "Lulit".

Vrasja

Ngjarjet ndodhën më 13 korrik 2022, ku në komunën e Órgivës, pati një shkëmbim zjarri midis individëve që i përkasin dy organizatave kriminale të dedikuara për trafikun ndërkombëtar të drogës. Pas shkëmbimit të të shtënave, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga arma e zjarrit.

Për këtë arsye, Garda Civile ka proceduar, në Marbella, në arrestimin një ditë pas ngjarjes së dy prej autorëve të vrasjes. Arrestimi i tretë ndodhi në Adra marsin e kaluar. Ky person jetonte me identitet të rremë dhe pretendonte si italian. Në momentin e arrestimit ai u përpoq të ikte nga çatia e shtëpisë së tij kur u rrethua nga Garda Civile.

Personi i katërt është Artan Muharremi (alias Luli), shtetasi me origjinë shqiptare me kombësi suedeze, i cili me shumë gjasa përdor dokumentacion fals nga një shtet tjetër.

ME TE LEXUARAT