Më afër se kurrë falë “Urës mbi Bunë”/ Miratohet marrëveshja, rruga e re që do lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi

Aktualitet

Më afër se kurrë falë “Urës mbi Bunë”/

 Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen mes vendit tonë dhe Malit të Zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”, një urë e cila do të jetë e gjatë 310 metra.

Në një seancë parlamentare që nuk ka zgjatur më shumë se 1 orë, opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për ndërtimin e urës mbi Bunë. Ky projekt u miratua me 92 vota pro.

Kjo urë do të mundësojë kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetrën për vetëm 2 minuta. Investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë lekë, që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ura e Bunës pritet të përfundojë për 18 muaj, ku do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit. Projekti u prezantua më 8 mars në Ohër nga kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç.

ME TE LEXUARAT