Zjarret në Shqipëri, dy avionë "Canadair" nga Italia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, dy avionë "Canadair" nga Italia

Dy avionë "Canadair" të ardhur nga Italia dhe Kroacia janë përfshirë në operacionin për shuarjen e flakëve në zonën e Shashicës në jug të Shqipërisë.

Ndërhyrja e avionëve ishte e domosdoshme pasi terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse nga toka.

Forcat zjarrfikëse vendase, të mbështetura nga ushtarë dhe punonjës të mbrojtjes civile, vijojnë përpjekjet në terren, ndërsa avionët “Canadair” kanë kryer disa hedhje uji mbi zonat më problematike.

 

 

ME TE LEXUARAT