Kush e kërcënon SPAK 10 problemet që rrezikojnë hetimet e Prokurorisë!

Aktualitet

Kush e kërcënon SPAK 10 problemet që rrezikojnë hetimet e

SPAK së fundmi ka renditur disa probleme për të cilat thonë se duhen adresuar. Në krye renditet presionet që SPAK thotë se kanë pasur nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik.

Po ashtu, ndër pikat e rëndësishme që kërkojnë adresim sipas SPAK është edhe qartësimi i kuadrit ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre 5-vjeçar. Kreu i SPAK në disa dalje të tij ka shprehur kërkesën që prokurorët e posaçëm të kenë mundësi të rikandiojnë pas mandatit të tyre 9-vjeçar.

Si zgjidhje, SPAK propozon reagimin e të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse në ruajtjen e pavarësisë dhe të prokurorëve që shërbejnë aty. Klima që përshkruan SPAK për vitin që lamë pas lidhet direkt me hetimet ndaj politikanëve dikur funksionarë të lartë, drejtues institucionesh të vënë nën hetim gjatë 2024 dhe që qartësisht pas sollën akuza publike ndaj prokurorëve dhe nga ana tjetër edhe deklarata nga KLP për ndalim të presioneve dhe gjuhës së urrejtjes.

E njëjta gjë ndodhi edhe pas goditjen që mori krimi i organizuar i ekspozuar sidomos nga aplikacionet Sky ECC, një hetim që përfundoi në gjykatën kushtetuese dhe rriti tensionin në drejtësi. Nga ana tjetër në listën e dhjetë problemeve të ndeshura, në vend të 2 qëndron vakumi ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm kur ata të përfundojnë mandatin 9 vjeçar. Dhe një situatë e tillë rrezikon të cenojnë standardin e hetimeve të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe ndërkombëtarët- përmendet në raport.

Si problem i 3, është renditur mungesa e këshilltarëve ligjorë që vë në rrezik ndjekjen e çështjeve deri në gjykatën kushtetuese. Pa zgjidhje vazhdon edhe njohja e vendimeve penale të huaja ndaj personazheve të botës së krimit të organizuar që mbahet nga gjykatat e zakonshme.

Për këtë SPAK kërkon ndryshim të ligjit.

Ndërkohë korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdon të denoncohet fare pak nga institucionet shtetërore përfshi edhe Policinë. Ndërsa mungesa e sistemit të administrimit të çështjeve, mungesa e njësisë së analizës, statusi i specialistit ndërlidhës për hetimet e përbashkëta ndërkombëtare i cili nuk duhet të trajtohet si nëpunës civil, presin ende zgjidhje.

Sikurse edhe mos ekstradimi i shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

ME TE LEXUARAT