“Kur diaspora gjobitet, Shqipëria ngrihet në këmbë” – gazetari: Nëse nuk dalim sot, nuk do të mbetet më këtu asnjë

Mijëra vetë u mblodhën edhe sot në Tiranë përpara Kryeministrisë në ditën e 26-të të protestave. Pjesë e folësve në podiumin e improvizuar ishte dhe gazetari i News24, Marsel Rupi.
Ai tha se diaspora u gjobit teksa erdhën këtu për protestën, gjë për të cilën gjithë Shqipëria duhet të ngrihet në këmbë.
Ai bëri thirrje shqiptarëve të çohen dhe të protestojnë pasi më vonë nuk do mbetet më njeri këtu.
Marsel Rupi: Mirëmbrëma patronazhistë na e bëni hallall ju kemi thyer algoritmin. Kërcënimet që bëni nuk kanë vlerë. Mirëmbrëma diaspora me gjithë gjobat që ju kanë venë. Kur diaspora gjobitet Shqipërisë ngrihet në këmbë. Nuk është vonë dita diaspora po niset prapë drejt atdheut.
Mos i gjobisni se nuk vijnë nga larg. Fluturojnë në shtëpia e tyre. Ky është momenti kur duhet të shohim majtas dhe djathtas. Nëse sot Shqipëria nuk del sot në rrugë nesër nuk do shohim më as majtas dhe as djathtas se nuk do ngelet më njeri këtu. Këtu është momenti kur gjithë Shqipëria të ngrihet në këmbë deri sa ata të shkojnë në shtëpi.


