Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ish Fabrika e Miellit”, ku janë dëgjuar disa të shtëna armësh, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur Policia e Shtetit, të cilët kanë nisur verifikimet dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

ME TE LEXUARAT