Protesta , organizatorja Sidorela Vatnikaj rilexon kërkesat e paraqitura disa ditë më parë nga Dritan Goxhaj

Një prej organizatorëve të protestës, Sidorela Vatnikaj, ka lexuar sërish gjatë ditës së sotme në tubimin para Kryeministrisë, kërkesat e lexuara më herët nga Dritan Goxhaj.
Kërkesat e lexuara në protestë nga Sidorela Vatnikaj:
Dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake që do të garantojë zgjedhje të lira.
Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit të jenë të barabartë para ligjit dhe miratimin e tyre me referendum popullor duke përfshirë:
1.Ndryshimin e kodit zgjedhor
2. Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike
3. Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate
4 .Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
5 .Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore
6 .Shfuqizimin e Paketës së Maleve
7 .Shfuqizimin e status-kuadrit ligjor për investimet strategjike
8 .Kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit


