Kultivonte drogë në pronën e tij, arrestohet 44-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i akuzuar për kultivim droge. Sipas policisë, shtetasi Gj.D kultivonte drogë në pronën e tij.
“Po në vijim të operacionit të koduar “Bena”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në një serë në pronën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis.
Gjithashtu gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa”, njofton policia.


