Kultivonin drogë në sipërfaqe të pyllëzuara, policia arreston 2 vëllezërit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 vëllezër, të akuzuar për kultivim të drogës. Sipas njoftimit zyrtar, vëlelzërit, 25 dhe 22-vjeç kultivonin lëndë narkotike në pyje të pyllëzuara.
“DVP Shkodër / Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativave për kultivim të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në bashkëpunim me DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura apo ish-reparte ushtarake, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bena”, si rezulat i të cilit u ndaluan shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës”, njofton policia.


