Nis Kuvendi i ri, Gjiknuri: PS e gatshme për bashkëpunim me opozitën

Politikë

Nis Kuvendi i ri, Gjiknuri: PS e gatshme për bashkëpunim me

TIRANË
Në nisjen e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm socialist Damian Gjiknuri rikonfirmon se mazhoranca socialiste do të ketë gjithë vullnetin për bashkëpunim me opozitën. “Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Gjiknuri në rrjetin social Facebook.

Numri dy i PS-së u ka pëcjellë një mesazh falenderimi të gjithë socialistëve dhe simpatizantëve të PS-së për mbështejen. Me mesazhin postuar në rrjetin social Facebook, Gjiknuri falenderon mbi 768 mijë votues të PS-së, që ai thotë se me votën e tyre i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës shumicën e nevojshme dhe besimin për të udhëhequr Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.

“Duke i uruar sukses Kuvendit të ri, shpreh besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.” shkruan Sekretari i Përgjithshëm socialist.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion