Po udhëtonin nga Libia me një varkë peshkimi, rojet bregdetare italiane shpëtojnë 539 emigrantë

Bota

Po udhëtonin nga Libia me një varkë peshkimi, rojet bregdetare

Të paktën 539 emigrantë janë shpëtuar nga rojet bregdetare italiane. Mediat italiane shkruajnë se emigrantët ishin në një varkë peshkimi që po largohej nga ishulli i Lampeduzas. Sipas informacioneve, mes këtyre emigrantëve ishin gra dhe fëmijë, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se disa prej tyre kishin në trup shenja dhune.

Emigrantët ishin nga Libia, ndërsa prokuroria italiane ka nisur hetimet. Një mjek nga grupi humanitar “Mjekët pa Kufi”, tha se një numër i emigrantëve duket se janë sulmuar fizikisht në Libi, ndërsa prisnin një varkë për t’i transportuar ata në Evropë. Lampedusa është një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që duan të arrijnë në Evropë.

ME TE LEXUARAT