Kthjellime e alternime vranësirash/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Aktualitet

Kthjellime e alternime vranësirash/ Si parashikohen temperaturat për

Këtë të Premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të lagështa.

Në këtë mënyrë, moti nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet mesatar dhe hera-herës deri dhe të lartë.

Në pjesën tjetër të territorit, reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në momentin e reshjeve të shiut pritet mjegullinë dhe shikim i reduktuar.   

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Era parashikohet me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 24°C;

në zonat e ulëta 14 deri 27°C;

në zonat bregdetare 19 deri 27°C.

ME TE LEXUARAT