Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

Moti në vendin tonë ditën e sotme, do të dominohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të shpeshta në zonën veriore. Sipas MeteoAlb paraditja dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qendër por në rajonin jugor mbetet me kthjellime. Mesdita sjellë vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të karakterit lokal në zonat Veriore dhe Lindore. Por sërish pasditja sjellë dominim të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.


