Kthjellime dhe reshje të dendura shiu, mësoni si do të jetë moti sot

Aktualitet

Kthjellime dhe reshje të dendura shiu, mësoni si do të jetë

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12 m/s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 10°C

në zonat e ulëta 3 deri 20°C

në zonat bregdetare 8 deri 20°C

ME TE LEXUARAT