Parkoi makinën e shtetit tek vijat e bardha, gjobitet punonjësi i policisë
Një mjet i policisë së shtetit është fotografuar i parkuar në rrugëkalimin e këmbësorëve në rrugën “28 Nëntori” në qytetin e Elbasanit. Policia ka reaguar menjëherë pas këtij postimi të bërë në portalin “JOQ”, ku dëshmon se ndaj drejtuesit të automjetit është vendosur masë disiplinore.
Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me gjobë me vlerë 3000 lekë të reja ndërsa është bërë me dije se ndaj punonjësit të policisë, Drejtoria e Përgjithshme ka filluar ecurinë disiplinore.
Reagimi i plotë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një foto të postuar në rrjetin social "JOQ", në të cilën shfaqet një automjet i Policisë i parkuar në rrugëkalimin e këmbësorëve, në rrugën "28 Nëntori", ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë i kanë vendosur drejtuesit të automjetit, shtetasit A. Q., masën administrative 3000 lekë të rinj, bazuar në nenin 156 të Kodit Rrugor.
Ndërkohë ndaj punonjësit të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecurinë disiplinore.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjës policie si dhe të çdo paligjshmërie tjetër duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm konform ligjit