Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë, kreu i KMSH lutet për shërimin e tij: Bashkëpunues e tolerant me këdo

Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë, kreu i KMSH lutet

Kreu Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu lutet për shërimin e Kryepeshkopit Anastas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spahiu shkruan se Kryepeshkopi Anastas është një lider bashkëpunues për besimtarët ortodoksë, bashkëpunues e tolerant.

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë”, shkruan Spahiu.

Shëndeti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka pësuar një përkeqësim të shpejtë mëngjesin e së premtes, 24 janar, pasi ka pësuar dështim të shumëfishtë të organeve.

Kryepeshkopi i Shqipërisë i është nënshtruar një trakeostomie, pas dështimit të përpjekjeve për ta nxjerrë nga intubimi. Prej 3 janarit, Kryepeshkopi Anastas është i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, për shkak të një hemorragjie në sistemin e aparatit tretës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion