Berisha thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë: Votoni! Firmosni rotacionin

Politikë

Berisha thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë: Votoni!

Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të votojnë në 11 maj.

Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se vota e diasporës është e rëndësishme dhe se sipas tij do të ndikojë “që të firmosin rotacionin sepse ne kemi një program të shkëlqyer”.

“Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.

Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë”, tha kreu i PD.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion