Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!

Aktualitet

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin

Një 45-vjeçar që udhëtonte me motorin e tij u përplas për vdekje paraditen e sotme (24 Janar) në Shkodër.

Policia vendore pas veprimeve hetimore të kryera, njoftoi se arrestoi orët e pasdites shoferin e dyshuar, Xh.P., 31 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Darragjat.

“Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët e  Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç. Automjeti që drejtohej nga 31-vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njoftoi policia vendore.

Hetimet e mëtejshme për këtë ngjarje po i ndjek prokuroria vendore, për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet e aksidentit fatal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion