Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi flet pas daljes nga SPAK: U thirra për një hetim!
Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi është paraqitur mëngjesin e së enjtes në SPAK. Byberi është zgjedhur në krye të bashkisë së Tropojës nën siglën e Partisë Socialiste.
I pyetur nga mediat pas daljes nga SPAK nëse ishte thirrur lidhur me çështjen McGonigal, Rexh Byberi tha: Mcgonigal e kam pritur si mik, por s’u pyeta për atë, isha për një tjetër çështje.
I pyetur lidhur me tenderët nëse i ka dhënë të afërmve të tij, Byberi u përgjigj: S’i kam dhënë kujt, aty janë dokumentet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në shtator 2023, 300 banorë të Fierzës paditën në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi, shefin e komisariatit Përparim Allmuça dhe pronarin e kompanisë “Byberi shpk”, Avni Byberi.
Padia erdhi pas protestave të vazhdueshme që banorët kanë bërë kundër gurores dhe fabrikës së bitumit në fshatin e tyre.
Në kallëzimin Penal depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 28 gusht 2023, thuhej se Rexh Byberi, kishte dhënë leje për hapjen e gurores në zonë pyjore në kundërshtim me ligjin, si dhe duke favorizuar djalin e xhaxhait të tij, Avni Byberi.
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK-ut.
Nuk ka ende informacion lidhur me arsyen e parqitjes të kryebashkiakut në SPAK. Disa ditë më parë SPAK mori të pandehur tre zyrtarë të bashkisë Tropojë nën akuzën për shlekje të barazisë në tendera.
Bëhet fjalë për shtetasit Zenel Çela, Ramiz Bardhi dhe Rexhep Ismajlisufaj.
Këta të fundit akuzohen në lidhje me një tender për ndërtimin e një palestre, terrene sportive dhe sistemime të jashtme të gjimnazit “Asim Vokshi”.