Vidhnin makina luksoze në Zvicër dhe i shisnin në Shqipëri, në kërkim 4 “skifterët”

Aktualitet

Vidhnin makina luksoze në Zvicër dhe i shisnin në Shqipëri,

Një grup që vidhte makina luksoze në Zvicër dhe i trafikonte në vendin tonë është zbuluar nga Policia e Fierit. Katër persona janë shpallur në kërkim nga uniformat blu, bëhet fjalë për një shqiptar, një rumun dhe dy malazezë.

“U shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njofton policia.

Policia ka sekuestruar një automjet luksoz, tip "Benz", prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion