Protestuesit përplasje "trup më trup" me policinë, tentojnë të futen në Bashkinë e Tiranës

Protesta e radhës e paralajmëruar nga Rithemelimi ka vijuar me momente tensioni kur kanë tentuar të heqin gardhin të përplasen me policinë për të hyrë në bashki.
Në një moment në mikrofon dëgjohet një person që thotë; Merrni bashkinë, hyni brenda!
Në reshtin e parë të protestuesve është dhe Sali Lushaj, ish truproja e Berishës në kohën kur ai ishte president. Gjithashtu, siç duket në pamjet e mëposhtmë duket dhe Tedi Blushi, këshilltar I ish-presidentit Ilir Meta.
Në një moment protestuesit janë afruar dhe kanë hequr gardhin para bashkisë së Tiranës. Ndërkohë policia ishte vendosur gardh.
Në një moment një protestues goditi policin me pankartë.
Protestuesit hedhin molotov, zjarr te bashkia e Tiranës, ndërhyn FNSH

Pasi para bashkisë së Tiranës protesta mori përmasa më përshkallëzuese, ku qytetarët hodhën molotov, duke shkaktuar zjarr në hyrë të institucionit, në vendngjarje ndërhyri FNSH.
Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, aty ku po mbahet edhe protesta e thirrur në lidhje dosjen 5D.
Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.
Përshkallëzohet protesta e Rithemelimit, hidhen mollë dhe flakadanë në drejtim të bashkisë së Tiranës

Protesta e radhës e paralajmëruar nga Rithemelimi po mbahet këtë të enjte para bashkisë së Tiranës.
Protestuesit kanë hedhur mollë dhe flakadanë në drejtim të bashkisë,m ndërsa këshilltarët e opozitës po tentojnë të futen në Bashki
Ata duan të marrin informacion në lidhje me kërkesën e tyre për të mbledhur këshillin bashkiak për çështjen e drejtorëve të arrestuar.
Protesta e opozitës, ‘blindohet’ Bashkia e Tiranës! Forca të shumta policie në terren

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën tek Bashkia e Tiranës, teksa në orën 11:00 ka nisur protesta e radhës e paralajmëruar nga opozita.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka marrë një sërë masash.

Në zonën e qendrës së Tiranës, shihen një numër i lartë makinash policie kanë “zbarkuar” te bashkia si edhe tek institucionet përreth.
Po ashtu janë vendosur dhe gardhe metalike por dhe policë të vendosur në rresht, për t’iu paraprirë çdo situate të tensionuar.


