Katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë japin dorëheqjen, ja kush i zëvendëson

Politikë

Katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë japin

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, duke hapur rrugën për një reformim të ekipit drejtues të bashkisë kryesore të vendit. Në mesin e tyre janë Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili, të cilët janë larguar në një periudhë kur Bashkia po kalon një moment të vështirë për shkak të mungesës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg.

Zëvendësimi i tyre u bë i menjëhershëm, me emërimin e katër nënkryetarëve të rinj: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Kjo lëvizje përbën pjesë të një rifreskimi më të gjerë të strukturave drejtuese në Bashkinë e Tiranës.

Një përjashtim nga ky ndryshim është Anuela Ristani, e cila mbetet kryetare e komanduar e Bashkisë në mungesë të Veliajt dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit të nënkryetarëve në ekipin e ri.

Ky proces u koordinua nga një grup pune i ngritur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi hapjen e garës për pozicionet e nënkryetarëve dhe rifreskimin e menaxhimit në disa bashki të vendit. Grupi drejtohej nga Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj, dhe përfundimisht zgjodhi emrat e rinj për ekipin drejtues të Bashkisë Tiranë.

Ky lëvizje synon të sjellë më shumë dinamizëm dhe efikasitet në administrimin e kryeqytetit në një periudhë kur vendi po përballet me sfida të mëdha sociale dhe infrastrukturore.

ME TE LEXUARAT