Kroacisë i dëmtohet mesfushori para ndeshjes me Shqipërinë, largohet nga grumbullimi

Sport

Kroacisë i dëmtohet mesfushori para ndeshjes me Shqipërinë,

Është hedhur këtë të martë në Nyon të Zvicrës shorti për turin e parë eliminator të Uefa Champions League, ku 4 skuadrat shqiptare kampione të Shqipërisë, Kosovë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të përballen.

 

Goglat kanë vënë përballë Egnatian e Rrogozhinës me ekipin FK Borac Banja Luka, kampionen e Bosnje Hercegovinës. Në letër konsiderohet si një ekip i kalueshëm për rrogozhinasit, teksa sfida e parë do të luhet në transfertë dhe të kthimit në vendin tonë.

 

Kampionët e Shqipërisë marrin pjesë për herë të parë në historinë e tyre në këtë kompeticion, çka përbën një debutim historik të tyre në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

 

Ndërkohë shorti ka qenë shumë me fat për ekipin e Ballkanit, kampionin e Kosovës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të duhet të eliminojë modestët e Santa Colomës nga Andorra për të vijuar në turin e dytë eliminator, teksa sfida e parë do të luhet në Prishtinë.

 

Përballjen më të vështirë duket se do ta ketë ekipi shqiptar i Strugës. Kampionen e Maqedonisë së Veriut goglat e kanë vënë përballë sllovakëve të Slovan Bratislavës. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë dhe e kthimit në Maqedoninë e Veriut.

 

Lexo edhe:

Champions/ Egnatia përfaqëson Shqipërinë në kualifikuese, rivalët e mundshëm

Liga e Konferencës/ Nesër hidhet shorti! Rivalët e mundshëm të Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë

Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, do të ketë përballë uellsianët e The New Saints, me sfidën e parë që po ashtu do ta luaj në transfertë dhe të kthimit në shtëpi.

 

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

 

Çiftet e turit të parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve:

 

ŠK Slovan Bratislava (SVK) – Struga

 

The Neë Saints FC (WAL)– Deçiç

 

FK Borac Banja Luka (BIH)– Egnatia

 

Hamrun Spartans FC (MLT) – Lincoln Red Imps FC (GIB)

 

Ballkani – UE Santa Coloma (AND)

ME TE LEXUARAT