Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-Covid

Aktualitet

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-Covid

Qeveria e Kroacisë vendosi të enjten që të dhurojë 20,000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të dyja vendet do të përfitojnë nga 10,000 vaksina.

Një javë më herët, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.


Nuk u bë e ditur se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tash 21.7 për qind të popullsisë. Prej tyre, 6.2 për qind kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kroaci ka arritur në mbi 348,000, ndërsa i viktimave 7,623.


Aktualisht, raste aktive në Kroaci janë 7,866./ REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion