Aksident i rëndë, përmbyset autobusi, disa të plagosur

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë, përmbyset autobusi, disa të plagosur

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Bunanj Potok, në Beograd të Serbisë.

Mësohet se autobusi i cili po udhëtonte në drejtim të Nishit është kthyer përmbys, ndërsa dyshohet se shkak është bërë përkeqësimi i motit.

Mediat vendase raportojnë për disa të plagosur, ndërsa katër ekuipazhe të emergjencës u dërguan në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve.

Aksident i rëndë, përmbyset autobusi, disa të plagosur

Ditën e sotme Beogradi është goditur nga një stuhi e fortë. Po ashtu bëhet me dije se era e fortë ka sjellë probleme në bregun e Danubit, ku një grua ka mbetur e plagosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion