"Grupet kriminale shqiptare kryejnë vrasje me pagesë", kreu i SPAK nxjerr shifrën: Përgjuam 3335 persona
Raportimi i kreut te SPAK, Altin Dumani ne KLP diten e sotme, ka zbuluar edhe shifren e personave te pergjuar nga prokuroria e posacme per korrupsion gjate vitit 2023.
“Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 186 procedime penale ku janë interceptuar 3335 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim), ku vërehet rritje krahasuar me vitin 2022.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vitin 2023, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 109 procedime penale ku janë interceptuar 1436 pajisje fundore, nga 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore, të aplikuara ne vitin 2022.
Ndërkohë për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 77 procedime penale, ku janë interceptuar 1899 pajisje fundore, nga 53 procedime penale janë interceptuar 1154 pajisje fundore, të aplikuara në vitin 2022.”, thuhet ndër të tjera në raportin e SPAK.
Raporti i SPAK, grupet kriminale shqiptare, te specializuara ne vrasjet me pagese
Raporti i SPAK, per vitin 2023, bazuar ne hetimet e kyera, identifikon edhe disa nga karakteristikat kryesore te grupeve kriminale shqiptare, te cilat evidentohen si te specializara ne realizimin e vrasjeve me pagese.
Nje tjeter element, eshte pjesemarrja ne keto grupe, e femrave, te cilat jane bashkejetuese dhe partere te drejtuesve te grupeve kriminale dhe merren kryesisht me menaxhimin e parave te strukurave kriminale.