Pas Ballukut, i pandehur edhe kreu i ARRSH Gentian Gjyli! SPAK i komunikon akuzën

Aktualitet

Pas Ballukut, i pandehur edhe kreu i ARRSH Gentian Gjyli! SPAK i komunikon

SPAK ka marrë të pandehur edhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli për shkeljet me tenderin 190 mln euro për tunelin e Llogarasë. Kreu i ARRSH u paraqit në SPAK, paraditen e sotme, ku siç bëjnë me dije burime për Report Tv iu komunikua akuza shkelje e barazisë në tenderë.

E njëjta akuzë për të cilën të premten u mor e pandehur edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.


Gjyli preferoi të mos japë asnjë koment para mediave dhe nuk iu përgjigj as pyetjes nëse është marrë i pandehur, fakt ky që Report Tv e konfirmoi me burime nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë, avokati i tij në një përgjigje shkurt konfirmoi se në SPAK kishin shkuar për hetimet për tunelin e Llogarasë.

A iu komunikua akuzë?

Avokati: Jo.

Për tunelin e Llogarasë ishit?

Avokati: PoPasi thirrjes së Ballukut, Prokuroria e Posaçme me një njoftim zyrtar, deklaroi se zëvendëskryeministrja akuzohej për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë.

Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH. Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.

Hetimet nisën pas arrestimit e ish-kreut të ARRSH Ervis Berberi, në telefonin e të cilit u gjetën komunikime me vlerë për hetimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion