KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit në burg Ilir Metës! Zbulohet arsyeja

Aktualitet

KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit në burg Ilir Metës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer në burg Ilir Metës formularin e dekriminalizimit. Raportohet se kreu i PL-së, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar, nuk ka deklaruar një ndalim në 1992 për kryengritje, si edhe procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë për audiopërgjimin e Dritan Priftit.


Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës.

Presidenti i PL-së ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, pasi u arrestua te zona e Casa Italia-s, në Tiranë.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të, GJKKO dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion