Do të udhëtojë në Strasburg, Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën

Politikë

Do të udhëtojë në Strasburg, Berisha i kërkon leje SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK që të mos paraqitet të hënën, 7 prill në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Berisha ka kërkuar leje pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.

Edhe në shkurt Berisha i kërkoi leje SPAK që të mos paraqitej në Prokurori, kërkesë e pranuar nga institucioni.

Berisha udhëtoi në Gjermani, për një takim pune më 3 shkurt pasi ishte ftuar nga CDU.

Apeli i GJKKO i riktheu masën detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj në SPAK Berishës për dosjen “Partizani”.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor  të dhëndrit të tij  Jamarbër Malltezi që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.

Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv. Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion