Nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Aktualitet

Nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa

Ajola Xoxa është paraqitur sërish këtë të premte në ambientet e SPAK. Ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj është në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë në seancën e kaluar në Apelin e GJKKO-së, u la në fuqi vendimi për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj. Apeli rrëzoi vendimin e Xoxës që kërkoi heqjen e sekuestrues, ndërkohë që ndaj saj vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.


Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion