KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Aktualitet

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shpallur këtë të martë vendimin për pushimin e çështjes së vetingut ndaj prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj, duke bërë kështu që të mbetet në fuqi konfirmi i tij në detyrë i dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).


Pushimi i çështjes vjen pas kërkimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin e prokurorit Hysenaj.

Ankimi ndaj konfirmimit të prokurorit Hysenaj u ushtrua bazuar në gjetjet për qëndrime të subjektit në dakordësimin për kërkesat e palëve në proceset penale, lidhur me zëvendësimin e masave të tyre në tre çështje.

Pasi drejtuesi i SPAK konsultoi edhe informacionet e institucioneve ligjzbatuese, vlerësoi se gjetjet e konstatuara nuk mund të justifikojnë penalizimin e subjektit të rivlerësimit e për rrjedhojë, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit në detyrë.

Prokurori Elidon Hysenaj dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano shprehën dakordësi me kërkimin e drejtuesit të SPAK, duke cilësuar të drejtë.

Bazuar në kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Kolegji konstatoi se evidentohet mungesa e interesit të ligjshëm nga ankuesi dhe për rrjedhojë, konkludoi se nuk ka më lëndë procedural për të vijuar gjykimin e çështjes. Sipas KPA, në këto kushte, pasoja e vetme ligjore procedurale, është pushimi i çështjes.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i verifikoi gjatë hetimit administrativ informacionet e klasifikuara lidhur me prokurorin Elidon Hysenaj dhe nuk gjeti probleme penalizuese, duke e konfirmuar këtë subjekt rivlerësimi më 9 tetor të vitit 2023. Kjo vendimmarrje u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkoi që të verifikohen të dhënat e klasifikuara e të trajtohen lidhur me dakordësimin e subjektit për kërkimet e të hetuarve për lehtësimin e masave të sigurimit ndaj tyre – të dhëna që u çmuan nga drejtuesi i SPAK, të pamjaftueshme për penalizim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion