Kosova vijon të shkëlqejë në xhudo, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botëror

Aktualitet

Kosova vijon të shkëlqejë në xhudo, Laura Fazliu fiton

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos në Abu Dhabi.

Xudistja jonë e nisi botërorin pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në dy luftërat pasuese shënoi fitore në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në luftën e parë, xhudistja jonë ka dominuar kroaten Katarina Kristo, duke e mposhtur me ‘waza-ari’.

Në luftën e dytë, Laura vazhdoi me fitore, ku kësaj radhe mposhti me ‘ippon’ rivalen ruse, Dalu Liliashvili, duke kaluar në çerekfinale.

Megjithatë, në çerekfinale, xhudistja jonë ishte e pafat duke humbur nga Andreja Leski e Sllovenisë.

Për medaljen e bronztë, Laura me anë të repesazhit ia doli të mposht Katharina Haecker, për t’i siguruar Kosovës medaljen e vetëm botërore këtë vit në sportet tona.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion